Lexoni edhe:
LDK-ja në aksion : Abdixhiku të mërkurën nis takimet për ta propozuar planin e daljes nga kriza
Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë, ndaj katër prej të dyshuarve janë iniciuar rastet “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në njoftimin e PK-së thuhet se arrestimet ndodhën pasi njësitet policore e kanë kontrolluar një veturë në të cilën është konfiskuar një armë zjarri, dhe më pas aty kanë hasur në jë rrahje mes disa personave.
“Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej gjashtë persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar”.
“Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )