Lexoni edhe:
Raporti i DASh: Kosova vazhdon të mbetet në nivelin 2 për eliminimin e trafikimit
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, me 42 mijë euro gjobë si edhe iu kishte konfiskuar pasuria prej 2 milionë euro, transmeton "Kosova Sot Online ".
Fillimisht me 5 qershor të këtij vitit në Gjykatën e Apelit në Kosovës ishte mbajtur seanca në të cilin ishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si dhe mbrojtësve të të dënuarit Peqani, avokatëve Feim Alaj dhe Durim Osmani
Në vendimin e Apelit, i cili vendim është marr më 30 qershor të këtij viti, thuhet se aktgjykimi i ankimuar nga PSRK dhe avokatët Alaj dhe Osmani nuk është i përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkeljeve tjera që e kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të Themelores.
Tutje, sipas Apelit themelorja nuk ka bërë tejkalim të aktakuzës në kuptimin objektiv si dhe aktgjykimi i Themelores qartazi ka gjykuar çështjen që ka qenë objekt gjykimi dhe jo ndonjë ngjarje tjetër.
Kurse sa i përket tejkalimit të shpalljes së aktgjykimit Apeli ka vlerësuar se pretendimi është si i pabazuar pasi që në procverbalin e shpalljet si dhe në shkresat e lëndës vërtetohet se aktgjykimi është përpiluar ashtu edhe siç është bërë shpallja e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Raporti i DASh: Kosova vazhdon të mbetet në nivelin 2 për eliminimin e trafikimitLexoni edhe:
Sa i përket gjendjes faktike Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore e Prishtinës qartë dhe saktë ka vlerësuar rrethanat dhe të gjitha provat që kane dëshmuar veprimet inkriminues të dënuarit Hysri Peqanit.
Po ashtu Apeli ka gjetur të pabazuara edhe pretendimin ankimor se i akuzuari nuk kishte ushtruar veprimtari mjekësorë pasi që në regjistrimin e biznesit përfshiheshin edhe dhënia e shërbimeve shpirtërore.
Tutje, Apeli ka sqaruar së nuk është aspak kontestuese se i dënuari Peqani në vazhdimësi ka ndërmarrë veprimet e ngjashme ndaj personave të ndryshëm duke kryer kështu veprën penale të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Si të pabazuar Apeli ka gjetur edhe pretendimin tjetër të mbrojtjes lidhur me përfitimet financiare pasi që sipas Apelit nga provat e administruara është vërtetuar se mjetet monetare kanë qarkulluar përmes sistemit bankar, duke i konvertuar pastaj në sende të luajtshme dhe të paluajtshme, i dënuari Peqani.
Apeli po ashtu si të si të pabazuar ka gjetur edhe pretendimin tjetër të mbrojtës lidhur me papranueshmërinë e provave, pasi që sipas Apelit nga shkresat e lëndës vërtetohet se përmes vendimeve në mënyrë retroaktive ka aprovuar lëshimin e urdhrave gojorë konkretisht të kontrollit të pronës-shtëpisë.
Kolltuk masazhues profesional - 72% zbritje! Vetëm 469 EURMegazbritje.com
Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë
Ndërkaq, sa i përket ankesës së PSRK-së për lartësi të dënimit Apelit ka theksuar në vendim që Themelorja me rastin e majtës dhe caktimit të dënimit ka vlerësuar drejtë dhe sakte të gjitha rrethanat me rastin e caktimit të lartësisë së dënimit.
Ndryshe, në seancën e 23 dhjetorit 2022, prokurorja Merita Bina-Rugova në fjalën përfundimtare ka njoftuar se ka bërë precizimin e dispozitivit të parë të aktakuzës, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mirëpo tha se kualifikimi i veprës penale është i njëjti.
Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.
Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, e ka bërë ndonëse nuk kishte kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.
Sipas Prokurorisë, Peqani e kishte bërë një gjë të tillë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.
Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.
Për këto, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.
Prokuroria Speciale e ngarkonte të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.
Prokuroria pretendonte se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.
Për këto veprime, ai akuzohej për veprën penale të “Shpëlarjes së parave” nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
(Kosova Sot Online )