Hoxha e quan LDK-në “Lidhja e Dembelëve të Kosovës”
Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ka thënë se LDK-ja është si një parti e cila grumbullon njerëz që nuk mbrojnë idetë e tyre, përcjell "Kosova Sot Online".
Hoxha ka thënë se LDK-ja është Lidhja e Dembelëve të Kosovës.
‘’Abdullah Hoti pa pikën e turpit pohon se pranon çdo ide me të cilën nuk është dakort. Kjo është LDK-ja. Kujtoni pohimin e LDK-së: “E rrëzuam qeverinë Kurti sepse na i kërkoi Grenelli”. LDK-ja është grupimi i njerëzve që nuk mbrojnë idetë e tyre. Lidhja e Dembelëve të Kosovës.”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)