Clinton arrin në Tiranë, Rama: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar
Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka arritur para pak minutash në Tiranë, përcjell "Kosova Sot Online".
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur Presidentin Clinton në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, i cili ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri” ka shkruar kryeministri shqiptar.
“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi Rama.
(Kosova Sot Online)