Ankohet hoxha shqiptar nga haxhi: Po presim rreth 4 orë në rend për tu ushqyer
Shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro, besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e haxhilerëve, ku kanë pritur për t'u ushqyer me rradhë të gjata.
(Kosova Sot Online)