Mustafa: Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash
Ish-komadanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, është rreshtuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Mustafa ka shkruar se Kurti duhet mbështetur në maksimum në këto krizash.
Sipas Mustafës, shpallja e dy organizave ne Veri si terroriste nuk e beson të jetë bërë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
Tutje, Mustafa theksoi se Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se përpjekje e Qeverisë është për rend dhe ligj.
(Kosova Sot Online)