![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/04/200x200_images1688470201.jpg)
Lexoni edhe:
Rada Trajkoviq zbulon lidhjen kriminale në Qeverinë e Serbisë, Ana Bërnabiq u cakton detyrat Veselinoviqit e Radoiçiqit
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar dhe një foto duke përqafuar Clinton, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” , i tha Bill Clinton , kryeministrit Rama.
Vizita e tij në Tiranë ishte historike. Për të gjithë kontributin që ka dhënë për çlirimin e Kosovës, por dhe ndihmën që ka dhënë administrata e tij drejtpërdrejt për Shqipërinë, Presidenti i 42 i SHBA-së, Bill Clinton, u prit dhe u nderua në Tiranë njësoj si të ishte një President në detyrë. E për të gjithë këtë kontribut ai i dorëzoi medaljen më të lartë që jep kryeministri, e që më parë e ka marrë dhe Angela Merkel, “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike”.
(Kosova Sot Online )