![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
"Vizita e Klinton ishte e blerë, u mënjanuan qëllimisht figura të rëndësishme të kombit shqiptar"
![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/03/auto_billlll-600x3601688408202.webp)
Ambasadori, Agim Nesho, ka komentuar vizitën e ish presidentit të SHBA-së, Bill Klinto në Shqipëri, përcjell "Kosova Sot Online".
Nesho është shprehur se vizita e Klinton në Shqipëri ishte e blerë.
Nesho shtoi se u mënjanuan qëllimisht figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.
"Ka pasur një shpërthim i të gjithë intelektualëve më me zë si Lubonja i cili u shpreh s ei vinte turp për atë që Rama bëri më Klinton. Unë nuk jam me ata njerëz që ndaj idenë se miliarderët mund të shpenzojnë para për Ramën. Soros është i vërtetë se i interesojnë fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri por jo që të harxhojnë ara për të sjellë Klinton këtu për Ramën. Kjo ishte një vizitë e blerë dhe përmasat e njeriut që erdhi në Shqipëri, dhe më bëri përshtypje prania e Alex Soros.
Ballkani i Hapur ka qenë një rikthim i dominancës serbe si një pagesë e perëndimit për të mbajtur afër Vuçiçin dhe Soros e kanalizojë jo duke qenë vetë drejtpërdrejtë.Rama ishte një vegël që po luhej nga të tjerët dhe faktori e pjesa kryesore nuk ishte ai. Ballkani i Hapur nuk është mbyllur dhe nesër mund të kemi një rikthim të kësaj ideje.
Rama është nje kameleon që nuk ka formë. Mënyra sesi i zhvillua takimi me Klinton tregoi se takimi ishte i blerë pasi u mënjanuan figura të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë këtyre viteve të tranzicionit si Berisha dhe Meta. "
(Kosova Sot Online)