
Sunak thotë se është i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Këto komente, Rishi Sunak i bëri gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët patën rastin ta marrin në pyetje.
“Sunak thotë se është veçanërisht i shqetësuar nga situata në veri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm (James Cleverly, shën.red.) u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, citohet të ketë thënë Sunak në këtë komision.
(Kosova Sot Online)