E thotë politikani serb Boban Bogdanoviç: Kontrabanduesit e armëve në Kosovë janë Radoiçiçi dhe Veselinoviçi
Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviç, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ka shprehur mirënjohjen e tij për deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila ka paralajmëruar se në Kosovë po kontrabantohen armë nga Serbia, transmeton "Kosova Sot Online .
Bogdanoviç megjithatë ka theksuar se shefja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe është dashur t’i përmend edhe emrat e organizatërve kryesorë të kontrabandës – Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç, të cilët Qeveria e Britianisë së Madhe i ka vendosur nën sanksione.
LEXO EDHE:
Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Këtu mund të bëhet mirë, njësoj si në vendet ku jetoni
“Nuk më befasojnë dëshmitë tuaja për kontrabandën e armëve në Kosovë me ndihmën e klerit të pandershëm të kishës ortodokse, por me habit fakti që keni harruar të përmendni organizatorët kryesorë të kontrabandës që janë nën sanksionet e Britanisë së Madhe”, ka shkruar Bogdanoviç në llogarin e tij.
Kearns ka ngritur të martën alarmin se në Kosovë po kontrabantohen armë nga Serbia dhe po ruhen në kishat ortodokse serbe, ndërsa sipas informatave të ekzekutivit britanik, ransporti bëhet nëpërmjet autoambulancave në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
“Qeveria e Britanisë së Madhe dhe ushtarët e sapokthyer nga shërbimi në KFOR janë të vetëdijshëm se ka armatim që kontrabandohet me ambulanca nga kufiri prej Serbisë, në kishat ortodokse. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë”, ka thënë Kearns.
Ndryshe, në veri ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa një numër grupesh dhe fraksionesh i kërcënojnë me rezistencë autoritetet kosovare që mundohet të integrojnë komunitetin serb dhe të vendosin një rend efektiv.
(Kosova Sot Online )