![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/05/200x200_Albin-Kurti-1-600x3601688547794.webp)
Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti godet opozitarët: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që tjerët si kanë kry për 20 vite
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet, transmeton "Kosova Sot Online".
Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qqë është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.
(Kosova Sot Online )