Deputetët opozitar serbë përplasen dhe përleshen fizikisht me ata të pozitës, përmendet edhe emri i Albin Kurtit

  • 05 July 2023 - 13:36
Deputetët opozitar serbë përplasen dhe përleshen fizikisht me ata të pozitës, përmendet edhe emri i Albin  Kurtit

Në Kuvendin e Serbisë sot krisi një tollovi e madhe. Deputetët e opozitës ishin ata që u larguan nga vendet e tyre dhe u sulën drejt vendit  ku qëndronin pjesëtarë e kabinetit qeveritar serb dhe ulëses së kryekuvendarit atje, Vladimir Orliq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Partitë opozitare kanë kërkuar që Aleksandër Martinoviq të largohet nga salla.

.

Madje, në seancë, deputetët e pozitës përmenden edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan Danas.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Serbisë filloi me rrëmujë dhe bujë, deputetët e opozitës nuk pranuan të ulen përkundër këshillave të kryeparlamentarit, duke kërkuar që Aleksandar Martinoviq të largohej nga salla, derisa Orliq të jepte pushim, raporton Danas.Deputetët e opozitës, në këmbë dhe duke brohoritur “Vuçiq ik”, kërkuan që ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq të largohet nga seanca.

Largimi i tij është kërkuar edhe për shkak të fyerjeve të djeshme ndaj deputetëve dhe aktivistëve politikë.

Martinoviqi dje i pyeti deputetët se sa fëmijë kanë dhe vlerësoi se ata që nuk kanë fëmijë “por ushqejnë këlysh e kotele dhe peshq” nuk kanë të drejtë të “mësojnë për fëmijët”.

Dragan Markoviq Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinoviqi është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla.

Madje, zuri në gojë edhe emrin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, duke thënë se deputetët e Serbisë po i dërgojnë atij një imazh jo të mirë për Serbinë.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, tha Markoviq dhe shtoi se ky është demonstrim i pushtetit dhe ministri Martinoviq është zgjedhur nga deputetët që kanë shumicën, jo opozita. Nga mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, deputetët janë përleshur edhe fizikisht. 

(Kosova Sot Online )