Murati: Zgjidhja e problemeve mes të Kosovës dhe Serbisë, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq

  • E. /
  • 05 July 2023 - 21:06
Murati: Zgjidhja e problemeve mes të Kosovës dhe Serbisë, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se zgjidhje e  problemeve mes Kosovës dhe Serbisë fillon në Preshevë e mbaron në Leposaviq, përcjell "Kosova Sot Online"

Ai ka thënë se nuk mund të ketë normalizim pa u zgjidhur problemet në mes dy shteteve.

Lëvizja për Bashkim e ka të qartë qëndrimin për korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

”Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete. Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një “normalizim” pas zgjidhjen e problemeve. E zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq. Vetëm duke trajtuar me seriozitet dhe metoda politike të dy çështjet themelore të këtyre marrëdhënieve – atë të pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të serbëve në tri komunat veriore – dhe zgjidhjen e tyre me reciprocitet mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve“, ka thënë Murati. 

(Kosova Sot Online)