Deputeti i VV’së-Ramës; Kanuni e dënon rëndë premjen n’besë

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 15:26
Deputeti i VV’së-Ramës; Kanuni e dënon rëndë premjen n’besë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mos konfirmimin e takimit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online". 

Rama ka thënë se mbase Kurti s’ka harruar që në bazë të kanunit nuk i mbyllet dera as armikut.

Për këtë deklaratë të Ramës ka reaguar deputeti i VV-së , Ardian Gola.

 Ai ka thënë se është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit nëse vjen në shtëpi, por Gola shton se kanuni e dënon rëndë edhe “premjen n’besë”.

(Kosova Sot Online)