Viti: Qytetari e gjen një kuletë me 2 mijë euro dhe 100 franga, i kthehen mërgimtarit
Sot në Stacionin Policor në Viti, një qytetar ka njoftuar se ka gjetur një portofol, në të cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por aty ishte një shumë e parave në 1,940 euro si dhe 100 franga zvicerane, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka identifikuar mërgmtarin që i kishte humb portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.
“Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)