Rama mbërrin në Bosnje dhe Hercegovinë, pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave

  • 07 July 2023 - 12:04
Rama mbërrin në Bosnje dhe Hercegovinë, pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Më anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë më dije se është  pritur nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, transmeton "Kosova sot Online".

Më pas ata do të kenë dhe një takim bilateral me delegacionet dhe më pas edhe një konferencë të përbashkët. 

Në kuadër të turit dy ditor, Rama do të vizitojë ditën e sotme dhe Malin e Zi dhe Serbinë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama ishte në Maqedoninë e Veriut gjatë paradites ku u takua me homologun Dimitar Kovaçevski.

Më pas udhëtoi drejt Kosovës, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe me Glauk Konjufcën.

Ndërkohë holologu i tij, kryeministri Albin Kurti ia refuzoi ftesën Ramës, duke mos pranuar takim kokë më kokë me të pa u zhvilluar mbledhja mes dy qeverive.

(Kosova sot Online )