Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur për mungesën e një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai tha se në Prishtinë erdhi si kryeministër i Shqipërisë dhe jo “për t’u martuar me Albinin”, derisa tha se nuk ndihet i fyer që Kurti s’e priti në takim.
“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë në Prishtinë siç erdha edhe këtu për të pasë takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm mendime të kundërta me një situatë të caktuar”.
(Kosova Sot Online)