
Nënkryetarja e Zveçanit: U shkarkova pasi PDK pa fotot e mia me Kurtin, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë

Nënkryetarja e Zvecanit, Sladjana Pantoviq, thotë se do ta padisë kryetarin e kësaj komune, Ilir Pecin, i cili e shkarkoi sot nga detyra, përcjell "Kosova Sot Online".
Pantoviq thotë se është shkarkuar nga kryetari që vjen prej radhëve të PDK-së, pasi kësaj partie i kanë penguar takimet që ajo ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“PDK ka parë që shkojë disa herë te kryeministri për bisedë dhe dje pas takimit me Kryeministrit, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë dhe kanë menduar se shkova të bëjë diçka kundër Pecit”, thuhet në njoftimin e Pantoviqit.
Pantoviq dje ka publikuar një fotografi nga Kryeministria, ku ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kurtin.
(Kosova Sot Online)