Vuçiq: Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme

  • E.k /
  • 07 July 2023 - 21:33
Vuçiq: Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar detajet lidhur me takimin që pati sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

Vuçiq tha se folën për pikëpamjet e ndryshme që kanë për situatën në Kosovë teksa shtoi se për Ballkanin e Hapur diskutimet nuk do të jenë të lehta, por te frytshme.

Tutje, presidenti serb shtoi se pa marrë parasysh pikëpamjeve, Serbia do ta vazhdojë që të ketë raporte të mira me Shqipërinë.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.

(Kosova Sot Online