Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

  • 08 July 2023 - 10:11
Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka  njoftuar Policia.

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se dërgimi i automjeteve të blinduara është bërë për çështje të sigurisë. 

(Kosova Sot Online )