Lexoni edhe:
Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë
Publiku është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Borizanë të Fushë-Krujës ku Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist të Krujës Ramazan Rraja, dhe dy vëllezërit e tij, Flamur dhe Xhelal Rraja dhunuan dhe rrahën barbarisht me shkopinj gome dhe druri dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja, transmeton "Kosova Sot Online".
Familjarët e një ligjëvënësi të Kuvendit të Shqipërisë shihen teksa dhunojnë dy kushërinjëve që me të drejtën e tyre donin të ruanin shtëpitë nga tritoli i gurores, raporton Gazeta Express. Një tjetër fakt i rëndë nga kjo ngjarje është qëndrimi i policisë së shtetit. Heshtja dhe tentative për të fshehur ngjarjen, ka ngritur dyshime të forta dhe ka rritur mosbersimin e qytetarëve të ky institucion që ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Edhe pse nga fillimi i videos deri në fund të saj, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, shfaqet duke ushtruar dhunë mbi kushërintjë policia në të dy komunikatat zyrtare nuk e ka përmendur emrin e tij.
Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në KosovëLexoni edhe:
Rexhep Rrahja, në dorë ka një shkop bejsbolli, dhe qëllon pa ndërprerje Bilbil Majën edhe kur ai nga goditjet për përfundon i shtrirë në pllakat e lokalit. As këtu nuk ndalet së godituri ndërsa në sfond dëgjihen ulërimat Vrite, Vrite. Një skenë filmi horror, që ndodh në Shqipërinë tonë dhe përsëritet e përsëritet, por agresorët me pushtet si përfundim arrijnë të gjejnë rrugën për t’i shpëtuar ndëshkimit
Sikur të mos mjaftonte dhuna që ushtron djali i deputetit me shkop bejsbolli, në anë të Rexhepit, djalit të deputetit, qendron xhaxhai i tij Flamur Rraja i cili ka edhe pistoletën në dorë.
Të gjithë këtë horror, Policia në fillim e raportoi si një ngjarje të lehtë, por vetëm pasi e publikuan mediat videon dhe pati reagime të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë, policia e shtetit u zgjua dhe reagoi duke arrestuar disa prej dhunuesve nga fisi Rraja dhe duke mënjanuar djalin e deputetit të PS, për të ruajtur “biografinë”.
Pra edhe këtë herë policia bëri ”një sy qorr dhe një vesh shurdh”, por ishte presioni i publikut që e detyroi të reagonte dhe të shpallte në kërkim edhe djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut 2023 në një lokal në aksin Fushe – Krujë Thumanë.
“Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit Bujar dhe Jashar Maja, Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi Rexhep Rraja, për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje“, njoftoi Policia rreth orës 21: 14 minuta të mbrëmjes së sotme 7 korrik.
Deri tani për dhunën brutale janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim mes tyre djali dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
(Kosova Sot Online )