Lexoni edhe:
U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, 3 vite burg për shqiptarin e njohur nga policia
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Dritan Abazoviçin të mbajtur dje në Podgoricë, e ka krahasuar Albin Kurtin me heroin Oso Kuka, për të cilin ka thënë se si ai, është mbyllur në kullë dhe po lufton heroikisht me perandoritë e mëdha, transmeton "Kosova Sot Online".
Por, si duket Rama nuk e dinte se Oso Kuka nuk ishte rasti më i mirë për t’u përmendur në këtë rast.
Siç dihet, Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, Osman Bejtullah agë Kuka (i njohur si Oso Kuka) i rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë, shkruan Albeu.com.
Por çfarë tha Rama duke bërë batuta me gazetarët?
Rama fillimisht i pyeti ata nëse e njohin Oso Kukën, heroin shkodran, dhe më pas vazhdoi:
“E njihni ju Oso Kukën këtej nga Mali i Zi apo jo? Keni me siguri ndonjë Oso Kukoviç që është futur në kullë ka luftuar me të gjitha perandoritë dhe është vrarë heroikisht”, deklaroi Rama.
https://www.instagram.com/p/CuZoqyfPwho/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
(Kosova Sot Online )