Shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë në Viti
Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për shkak se kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar, përcjell "Kosova Sot Online".
Shoferi e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok”.
Shoferi kishte vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80.
“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)