Tragjedi: Babai me dy djemtë e tij mbyten në plazhin e Kavajës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku në plazhin Vilë - Boshtovë duke notuar në det kanë humbur jetën babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç nga Tirana, përcjell "Kosova Sot Online".
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)