Dy shqiptarë dënohen me burg për drogë në Angli: Punonim për të larë borxhet e rrugës zbulohen edhe amrat

  • 10 July 2023 - 09:56
Dy shqiptarë dënohen me burg për drogë në Angli: Punonim për të larë borxhet e rrugës zbulohen edhe amrat

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike me nga dy vjet burg pasi u kapën në një “fermë kanabisi” në një zonë në veri të Manchesterit, transmeton "Kosova Sot Online".

Eduard Pula, 28 vjeç dhe Florian Daci, 24 vjeç, kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda të njëjtës ndërtesë në Rrugës Lancaster në Preston.

Gjatë kontrollit të policisë, ata dhe një bashkëpunëtor i tretë tentuan të ikin duke u hedhur nga çatia por u rrëzuan nga tetë metra lartësi e pësuan dëmtime fizike.

Pas dënimit për sasinë prej 450 kg kanabis gati për shpërndarje dhe rreth 800 fidanë të bimës narkotike, dy shqiptarët pritet të riatdhesohen. Ata pranuan akuzën në gjykatë dhe thanë se kultivonin drogë për të shlyer borxhet e pagesës së udhëtimit me gomone drejt Anglisë.

(Kosova Sot Online )