Vazhdon procesi në dhomat e specializuara, ZPS kërkon pranimin e deklaratave të një dëshmitari, mbrojtja do intervistim në gjykatore
Dëshmia e dëshmitarit me kodin 4746 ka nxitur debat në mes të prokurorisë dhe mbrojtjes në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Kjo sepse Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) nuk po dëshiron ta sjell atë në gjykatore por që deklaratat e tij të pranohen të shkruara. Ekipet mbrojtëse e kanë kundërshtuar këtë duke theksuar se një kërkesë e tillë përveç që është e vonuar gjithashtu shkel urdhrin për zhvillimin e procedurave.
Në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, prokurori James Pace ka thënë se i kanë njoftuar palët më 7 korrik, përmes postes elektronike, që synojnë pranimin dëshmisë së dëshmitarit 4746 sipas rregullës 154.
(Rregulla 154 – Pranimi i deklaratave dhe transkripteve me shkrim në vend të pyetjeve të drejtpërdrejta).
“Sikurse përcaktohet në postën elektronike të dërguar për ju, deklaratat e ofruara përmbushin kriteret sipas rregullës 154 dhe janë të përshtatshme për pranim në këtë mënyrë. Shkurtimisht, ato trajtojnë strukturën e UÇK-së, rolin e dëshmitarit si komandant i zonës operative të Llapit, gjithashtu, përfshinë edhe udhëzimet dhe urdhrat të cilat janë dhënë nga shtabi i përgjithshëm dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve në zonën operative të Llapit. Secila prej deklaratave që ne kërkojmë të pranohen sipas rregullës 154 ose janë bërë përpara një gjykate në kontekstin e proceseve gjyqësore në një gjykatë në Kosovë ose në mënyrë të drejtpërdrejt ZPS-së, dhe këto deklaratat janë të regjistruara audio dhe video, audio-incizim dhe janë të pasqyruara në procese verbale”, ka thënë ai.
Këtë kërkesë, prokuroria e ka bërë pasi ka zhvilluar seancë përgatitore me këtë dëshmitar, me datë 6 korrik.
E sipas ZPS-së, kjo do të ulte kohën e pyetjeve shtesë në 6 orë duke shtuar se kjo po bëhet për interesa të drejtësisë.
Smith-prokurorit: Çfarë ka ndodhur në seancën përgatitore që partitë e futi në lojë parimin e interesit të drejtësisë
“Çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë seancës përgatitore që papritur futi në lojë këtë parimin e interesit të drejtësisë, të cilin ju po e parashtroni sot këtu”, ka pyetur kryegjykatësi Charles Smith.
Në përgjigjen e tij, prokurori ka thënë se dëshmitari i ka rishikuar deklaratat e tij të mëparshme dhe sipas tij kishte konfirmuar saktësinë e tyre.
“Dëshmitari i rishikojë materialet e veta, ju dha mundësia të vinte të thoshte nëse kishte ndonjë ndryshim, sqarim shtesë, tha që nuk kishte dhe konfirmojë saktësinë e tyre, pastaj ne si prokuroi i bëmë pyetje, dëshmitari tha që nuk ishte gati të fliste për këtë gjatë seancës përgatitore dhe në fakt u pajtua t’i përgjigjej disa pyetjeve të thjeshta… Kjo tregon që dëshmitari, në një rast tjetër thjesht konfirmojë dëshmitë që ka dhënë më përpara… Nuk është e nevojshme që ky dëshmitar të vijë fizikisht këtu të përsërisë të njëjtat informacione identike për 6 orë a më shumë kur shumë qartë i ka konfirmuar ato që ka thënë, interesi i drejtësisë është që të pranohet thjesht informacioni që ka dhënë”, ka thënë prokurori.
E kjo është kundërshtuar nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka thënë se kjo kërkesë e ZPS-së nuk përmbushë kriteret e rregullës 154.
“Ne jemi në kundërshtim të kësaj kërkese sepse është një kërkesë që bëhet gjashtë muaj me vonesë, kjo jo vetëm që është në shkelje të urdhrit për zhvillimin e procedurave por sikurse mund ta keni parë edhe përmes një emaili të dërguar sot, kjo është një kërkesë e cila vjen gjashtë muaj me vonesë dhe nuk përmbushë kriteret e rregullës 154. Ka mungesë konsistence në argumentet që sapo dëgjuam, na u tha në mënyrë vagullt që duke marrë parasysh pozicionin që ka marrë dëshmitari në seancën përgatitore, kjo në vetvete ka ndryshuar pozicionin e ZPS-së. dhe një prej faktorëve që duhet të merrni është që dëshmitari duhet të konfirmojë që ai është në pajtim me faktin që dëshmia e tij të jetë sipas rregullës 154”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kërkesa e ZPS-së nuk duhet të pranohet.
“Ne nuk identifikojmë dot logjikën pse po ndodh kjo gjë ose pse kërkohet që deklarata të pranohet në këtë mënyrë Ajo çka dëgjuam sot është që duke marrë parasysh atë çka ka thënë dëshmitari në seancën përgatitore, por nga ana tjetër, seanca përgatitore ka si synim që të shikojë dëshmitari deklaratat e dhëna, të bëjë korrigjime, të sqarojë gjërat dhe kjo në fakt nuk ka ndodhur dhe duke marrë parasysh atë çfarë ka ndodhur në seancën përgatitore, kjo në vetvete është një faktor i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm për të mos u pranuar kërkesa e ZPS-së, sepse i takon që dëshmitari nuk ka bërë korrigjime dhe nuk ka bërë rishikimin e deklaratave të tij të mëparshme. Këtij dëshmitari i është thënë si i dyshuar në intervistë që ai ka detyrimin të thotë të vërtetën ose në të kundërtën mund të përballet me ndjekje penale për vet-inkriminim dhe ne parashtrojmë që mbi bazën e nenit 125 të kodit të proceduarës penale të Kosovës kjo është në kundërshtim me atë çfarë do të duhej thënë dëshmitarit. Pra nuk ka asnjë bazë në rregull apo në ligj për udhëzimin që i ka dhënë ZPS, dhe besojmë që në vetvete kjo është faktor që ju të nderuar gjykatës duhet ta merrni parasysh”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe një tjetër arsye pse dëshmia e këtij dëshmitari duhet të dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejt në gjykatë.
“I dyshuari mund të ketë një motiv për të mbrojtur vetën, nëse merret në intervistë si i dyshuar, dhe kjo është një arsye tjetër pse duhet të dëgjojmë në mënyrë të drejtpërdrejt dëshminë e këtij dëshmitari. Nëse flasim për efikasitet, efikasiteti dhe koha gjyqësore nuk duhet të shkurtohet për dëshmitarë të cilët janë të nivelit të lartë, pra ne duhet të marrim gjithë kohën që na duhet në gjykatë me dëshmitarë të këtij rangu kështu që ne parashtrojmë që do të kemi të bëjmë me efikasitet të kohës gjyqësore në veçanti nëse për dëshmitarë të tillë ne dëgjojmë dëshminë e tyre në sallën e gjyqit dhe të mos pranojmë dëshminë e tyre mbi bazën e rregullit 154. Dëshmitarë të tillë si dëshmitari, janë dëshmitarë të cilat duhet të japin dëshminë e tyre vivavoce”, ka thënë ai.
Ndërsa Ben Emmerson, avokati kryesor i Kadri Veselit, ka thënë se synojnë pyetje për këtë dëshmitar.
“Nga ana e ekipit të Veselit, sigurisht që synojmë që t’i bëjmë disa pyetje këtij dëshmitari, kundërpyetjet janë përgatitur mbështetur në faktin që do të ketë pyetje nga prokuroria, dhe bazuar në këto pyetje do të përgatiten kundër pyetjet. Tani po shohim që pritet nga mbrojtja e zotit Thaçi ti bëjë pyetjet kryesore, kështu e kuptojmë ne, pra të bëjë edhe pyetjet kryesore edhe kundërpyetjet e dëshmitarit, arsyeja pse ka rregulla dhe rregullore sa i takon identifikimit në kohë të dëshmitarëve të rregullës 154, kjo rregullore ekziston qëllimisht për të pasur mbarëvajtje dhe ti shërbehet siç duhet drejtësisë. Ky është një ndryshim shumë i madh i cili nëse miratohet e bën shumë të vështirë dhe nuk ka më kuptim pse ka pasur një urdhër për zhvillimin e seancave gjyqësore. Nëse duam të respektojmë këtë rregullore nuk mund të presim që të thonë të hënën që të përgatitemi ne për të martën për një ndryshim kaq radikal”, ka thënë ai.
Ai ka rikujtuarës paragrafi 6 i rregullës për seancat përgatitore thotë që dëshmitari duhet t’u përjgijet pyetjeve të prokurorisë në sallë ne gjyqit dhe jo gjatë seancave përgatitore.
“Ajo që më duke shqetësuese, kur shoh zotim Pace që ju tha që e vetmja gjë që ka ndodhur gjatë seancave përgatitore është që dëshmitari ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve dhe thjesht ka konfirmuar deklaratën, ai ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve dhe u është përgjigjur vetëm dy pyetjeve, dhe zoti Pace nuk shikon asnjë ndryshim, pra prokuroria thotë që dëshmitari do të reagojë në gjykatë në të njëjtën mënyrë siç u soll gjatë seancave përgatitore, kjo nuk është e drejtë sepse paragrafi 6 i rregullit për seancat përgatitore është që dëshmitari duhet tu përgjigjet pyetjeve të prokurorisë në sallën e gjyqit e jo gjatë seancave përgatitore. Nuk ka asnjë bazë për kërkesën që ata po parashtrojnë sepse prokuroria nuk ka të qartë nuk e di çfarë përgjigjesh do t’i jap dëshmitari për pyetjet konkrete që do t’i bënte prokuroria në sallën e gjyqit”, ka thënë ai.
Mbrojtja e Veselit ka thënë se një kërkesë e tillë e ZPS-së do të ishte gabim të miratohej.
“Në paragrafin 11 të urdhrit për zhvillimin e seancave gjyqësore turpi gjykues thotë që të mos ndjekim taktikat dredharake, ky ndryshim në taktikë nuk është bazuar në rrethana të paparashikuara, është ndryshim taktik sepse prokuroria ka dashur të ndryshojë taktikën për ta përdorur në favorin e tyre, nuk duan t’i bëjnë pyetje dëshmitarit, duhet të ja bëjmë ne, por me gjithë respektin kjo nuk a asnjë kuptim, kjo ndryshon të gjithë bazën për mënyrën se si zhvillohen seancat gjyqësore, nuk është çështje diskrecioni këtu por do të ishte tërësisht gabim që të pranohej një kërkesë e tillë, e lerë më të miratohej”, ka thënë ai.
Gjithashtu, avokati i Rexhep Selimit, Jeffrey Roberts ka thënë se krejt ky veprim i prokurorisë nuk është i rastësishëm.
“Nga perspektiva e prokurorisë, kjo është intervistë e cila është katër vite më përpara dhe ka një kohë të gjatë ndërhyrje kur mund të ishte bërë diskutime të mëtejshme ose kërkesa të tjera dhe mund të kishin konstatuar mënyrën se si të merreshin me dëshmitarin në fjalë por ZPS nuk e bëri punën e vet, priti vetëm tre ose katër ditë përpara se të vendos përfundimisht si do ta trajtonte dëshminë e këtij dëshmitari. Nuk mendoj që kjo ka qenë aksidentale por është një pozicion i ZPS-së që do që ta bëjë punën të përfunduar do që të ju detyrojë ju që ta pranoni dëshminë e dëshmitarit sipas kërkesës së ZPS-.së”, ka thënë ai.
Se parashtrimi i prokurorisë ka ardhur me vonesë e ka thënë edhe mbrojtja e Jakup Krasniqi.
“ZPS u ngrit dhe tha që nuk ka cenim të mbrojtjes, ndërkohë që ka bërë kërkesën në orën 4 pasdite, i tregon mbrojtjes në 4 pasdite të premten që po ndryshon natyrën e parashtrimeve dhe unë mendoj që kjo është e papranueshme. Sigurisht që ka cenim ndaj nesh, sepse ne kemi javë, për mos me thënë muaj që po përgatitemi që ky dëshmitar të vijë këtu dhe të jap dëshminë e vet vivavoce. Materialet me shkrim mund të përdoren në kundërpyetjet e këtij dëshmitari, ndërkohë që tani na thuhet që dokumenti me shkrim do të jetë prova ose dëshmia e këtij dëshmitari, kështu që e gjithë puna që ne kemi bërë ka shkuar dëm”, ka thënë avoakti Aydan Elis.
Një kundërshtim i fortë për këtë kërkesë të prokurorisë është bërë edhe njëherë në fund të këtij diskutimi nga mbrojtja e Thaçit.
“Prokuroria tha, ai (dëshmitari) na tha që në një rast të mëtejshëm, se e ka bërë më përpara të njëjtën gjë, ai thjesht konfirmoi saktësinë e deklaratave të veta, pra ne e dinim para seancës përgatitore që do t’i konfirmonte, sepse i ka konfirmuar edhe herë të tjera që i ka të sakta këto që ka thënë, dhe ne u tronditëm kur e zbuluam që paska bërë të njëjtën gjë të premten dhe ky është një ndryshim në rrethana që na solli në këtë diskutim që po bëjmë këtu. Duhet të ketë arsye më të forta, nuhasim diçka të dyshimtë në gjithë këtë, vjen erë kjo punë”, ka thënë avokati Luka Misetiq.
Ndërsa kryegjykatësi Smith ka thënë se do t’i marrë parasysh të gjitha parashtrimet dhe do të marrë vendimin përkatës sa më parë që të jetë e mundur.
Pas këtij diskutimi, në gjykatore ka filluar të dëgjohet dëshmitari i radhës i prokurorisë i cili mban kodin 04337, i cili po intervistohet nën masa mbrojtëse.
(Kosova Sot Online )