Isa Mustafa: S’e kam pritur nga Gërvalla, nuk kam pritur që pozicionet e saj mund të jenë staliniste ose enveriste
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i befasuar me deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvallën për Bashkimin Evropian, ku e ajo e ka quajtur BE-në si “tigër prej letre”, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai për Gërvallën ka thënë se e ka njohur në Gjermani si aktiviste të LDK-së, duke thënë se e shihte si një vajzë të artikulueshme.
Për këtë thotë se është befasuar, meqë është rritur dhe edukuar në Gjermani.
“Më befason sepse nuk e kam pritur prej saj, e kam njohur nga vitet 90’ta në Gjermani dhe kam pritur që është edukuar në Gjermani. Unë e kam parë një vajzë që ka qenë mjaftë e artkulueshme dhe nuk kam pritur që pozicionet e saj mund të jenë staliniste ose enveriste që janë të papranueshme”, ka deklaruar Mustafa.
(Kosova Sot Online)