Osmani takohet me Rohde: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit, përcjell "Kosova Sot Online".
Në këtë takim, Osmani dhe Rohde kanë diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.
“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
(Kosova Sot Online)