
Rama nuk gjen rehat me karriget në Lituani: I keni për njerëz të vegjël

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së, përcjell "Kosova Sot Online".
Para pak nisjes së një intervistë ai është ankuar për karrigen ku ishte ulur, duke u shprehur se është për njerëz të vegjël, dhe se nuk ishte aspak e përshtatshme për të, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Rama: Ju prisni njerëz të vegjël në këtë karrige?
Rachel Rizzo: Në fakt duhet ti kishim ndryshuar karriget, keni të drejtë. Do t’jua them për herën tjetër.
Rama: Si mund të qëndrohet këtu?
Rachel Rizzo: Mund të qëndrojmë në këtë mënyrë të jeni më të rehatshëm.
Rama: Si në plazh.
(Kosova Sot Online)