
Murati: Rritet numri i kontrolleve nga Inspektorati i Punës, ndëshkohen shkeljet e evidentuara

Ministri, Hekuran Murati ka treguar se është rritur numri i kontrolleve nga Inspektoriati i Punës, përcjell "Kosova Sot Online".
Murati ka shkruar se janë ndëshkuar edhe shkeljet e evidentuara, siç janë mungesa e kontratave të punës, moskompensimi i punës jashtë orarit apo pushimit vjetor, mungesa e skeleve, mungesa e pajisjeve personale.
Statusi i plotë:
Rritet numri i kontrolleve nga Inspektorati i Punës, ndëshkohen shkeljet e evidentuara.
Shkeljet më të shpeshta të identifikuara nga inspektorët në teren kanë qenë:
Mungesa e kontratave të punës,
Moskompenzimi i punës jashtë orarit dhe pushimit vjetor,
Mungesa e skeleve apo vendosja e tyre në kundërshtim me ligjin për siguri dhe shëndet në punë, dhe
Mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse në veqanti tek punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë.
(Kosova Sot Online)