
Qeveria ka pranuar ta zvogëlojë praninë e policisë në komunat veriore, deeskalimi finalizohet brenda dy javësh

Qeveria e Kosovës ka pranuar që të zvogëlojë praninë e Policisës së Kosovës në komunat veriore, përcell "Kosova Sot Online".
Për këtë, zyra për media brenda Qeverisë, ka dhënë detaje për takimin e djeshëm në Bratisllavë.
”Fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon”.
“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)