![Trump ka mbrojtur përpjekjet e Musk për të mbyllur seksione të qeverisë amerikane](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/06/200x200_trump1730886052.jpg)
Kurti tregon për marrëveshjen me BE’në dhe hapat e deeskalimit
![Kurti tregon për marrëveshjen me BE’në dhe hapat e deeskalimit](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/12/auto_850x600_albin-kurti-216885459281689163714.png)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe në gjuhën angleze dakordimin që arrit me BE-së për shtensionimin e situatës në Veri, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai ka publikuar edhe katër pikat e kësaj marrëveshje.
Këto janë katër pikat e prezantuara nga Kurti:
• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.
Our govt has reached an agreement w/ ?? on next steps for de-escalation in the north & normalization of relations w/ Serbia. This shows our willingness to take concrete steps to ensure peace, security & stability in Kosova & the region, in the service of democracy & rule of law. pic.twitter.com/ZLKQtcHkTd
— Albin Kurti (@albinkurti) July 12, 2023
(Kosova Sot Online)