![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Berisha: Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës
![Berisha: Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/12/auto_850x600_358570444_918515132962923_1054453319526195888_n16891755311689178819.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për shpërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe rikthimin në dialog, përcjell "Kosova Sot Online"
Berisha shkruan se kjo marrëveshje duhet zbatuar nga të dyja palët.
Tutje, Berisha ka shkruar se PD-ja i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Një marrëveshje për t'u përshëndetur.
Të dashur miq, qeveria e Kosovës arriti marrëveshje me përfaqësuesit e BE-së, për zbatimin e një seri masash, për shpërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe rikthimin në dialog, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje dhe uron përparim në zbatimin me masa konkrete nga të dy palët të Marrëveshjes së Ohrit. Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës.
(Kosova Sot Online)