![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Mihali i reagon Devollëve për pasaportën serbe të vajzës së tyre, "E ka përlyer veten më së keqi me çfarëdo lloj mashtrimi"
![Mihali i reagon Devollëve për pasaportën serbe të vajzës së tyre,](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/12/auto_850x600_dejonaaaaa16018193691689190506.jpeg)
Dejona Mihali nga VV-ja ka reaguar pas lajmit që vajza e një nga vellëzërit Devolli, Vlera Devolli, ka pasaporte serbe, përcjell "Kosova Sot Online".
Mihali ka shkruar se ata këtë gjë e kanë bërë për një licencë në energji të ripërtëritshme nga ZRRE.
Tutje, Mihalli theksoi se "Pse duhet dikush që pasi e ka përlyer veten më së keqi me çfarëdolloj mashtrimi dhe zhvatje të shtetit të vet siç është rasti i vëllezërve Devolli, të zhysë edhe fëmijët e vet në të njëjtin llum?
Statusi i plotë:
Pse duhet dikush që pasi e ka përlyer veten më së keqi me çfarëdolloj mashtrimi dhe zhvatje të shtetit të vet siç është rasti i vëllezërve Devolli, të zhysë edhe fëmijët e vet në të njëjtin llum?
Mirë rrogëtarët si Kushtrim Gojani e Valon Shala e të tjerë i kanë bërë serbë me zor. Ja dhe Pejën e Gjakovën tonë e kanë dërguar në Serbi në letrat e tyre të televizionit dhe platformës digjital. Po vajzën pse?
Për një licencë në energji të ripërtëritshme nga ZRRE?
***
Pronare e kompanisë malteze “Frigo Food Solar” LTD është znj. Vlera Devolli, vajza e Blerimit Devollit. Emri i saj në fletë-regjistrimin e biznesit në Maltë , figuron si “Vljera Devoli” , siç i shkruan në pasaportën e saj si shtetase e të cilit vend pra Serbisë e ka regjistruar këtë kompani atje.
(Kosova Sot Online)