Ja pse Zemaj i kërkon Konjufcës ta ndërpresë seancën
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka lexuar Konjufcës rregullorën e Kuvendit, ku thuhet se në rast tensione të vazhdueshme, Kryeparlamentari detyrohet ta ndërpresë seancën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Konjufca nuk pranoi kërkesën e Zemajt, duke thënë se ky mund të bëhet një “precedent”.
Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca e sotme, duke u tejkaluar cështje që paradite coi në sulme fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.
Konjufca ka thënë se Grupi i Parlamentar i LV-së pajtohet që të vazhdojë seanca me pika të tjera të diskutimit dhe ka provuar të vazhdojë me to, por është penguar.
(Kosova Sot Online)