Kurti në mesnatë vizitoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para mesnate ka vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Punimet po vazhdojnë pandërprerë, 24 orë, në tri ndërrime.
Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.
(Kosova Sot Online)