Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij dje në Shtërpcë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Në raporton policor thuhet se vdekjen e personit në fjalë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Shtërpcë 13.07.2023-12:03. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)