Afera e inceneratorëve, Berisha paralajmëron protesta: Është një aferë e tmerrshme
Afera e inceneratorëve, Berisha paralajmëron protesta: Është një aferë e tmerrshme
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot protesta për aferën e inceneratorëve në një konferencë për mediat.
Berisha tha se do i drejtohen shqiptarëve që të ngrihen në protesta për të kërkuar largimin e qeverisë, teksa ka theksuar se sipas tij nuk ka asnjë shoqëri dhe popull që mund ta tolerojë këtë aferë.
Ai u shpreh më tej se në rast se qeveria qëndron pushtet pas zbulimit të aferës së inceneratorëve do të jetë dobësi e opozitës.
“Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, Është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve, Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron. Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës. Ne duhet t’u drejtohemi qytetarëve, do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri, popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të bëhen negociata me forca të tjera të opozitës”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri se po vjedhin energjinë e djegësit të Elbasanit.
Berisha tha se pronari i vërtetë i ndërmarrjes, Edi Rama, shfrytëzon pushtetin e tij, dhe bashkë me Agaçin, firmos në kundërshtim flagrant me ligjin, procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura.
Pronari i vërtetë i ndërmarrjes, Edi Rama, shfrytëzon pushtetin e tij, dhe bashkë me Agaçin, firmos në kundërshtim flagrant me ligjin, procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. A mund të ishin Zoto, Mërtiri dhe Gugallja, pronarë të dy djegësave, Elbasanit, Fierit dhe më vonë të Tiranës në këtë mënyrë? Kurrën e kurrës. Duhej që ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendor, dhe të tillë nuk janë. Duhet të ishin magjistarë, por ata magjistarë nuk janë.
Kjo ndodhi sepse ndërmarrja ishte e Edi Ramës. Të gjithë ata të cilët firmosën bazuar në dokumentin e firmosur nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, janë përgjegjës. Janë përgjegjës sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm. Ky ligj urdhëron çdo zyrtar, qoftë oficer policie, qoftë oficer ushtrie, çdo njeri. Por këta e zbatuan, me radhë. Këta që firmosën janë përgjegjës, pa përjashtim”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)