Me 205 km/ orë në Rrugën e Kombit/ Policia këshillon pushuesit kosovarë: Mos shpejtoni të arrini detin, duke rrezikuar jetën
Policia Rrugor ka konstatuar në 135 raste këto dy javët e fundit se qytetarët e Kosovës që vijnë në vikend për pushime në bregdet, i kishin tejkaluar kufijtë e shpejtësisë dhe se janë gjobitur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një rast që nuk specifikohet në është shtetas i Shqipërisë apo i Kosovës ka shënuar kulmin me shpejtësinë: Me 205 km/orë në Rrugën e Kombit!
Shoferi i një Audi A8 u kap nga nga mjetet inteligjente të Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” dhe u ndëshkua me gjobë 40 000 lekë të rinj.
(Kosova Sot Online)