Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur

  • E.k /
  • 15 July 2023 - 12:21
Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se deputetët e opozitës nuk kanë pasur asnjë arsyeje që të sulmojnë kabinetin Qeveritarë gjatë seancës që u zhvillua të enjten, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti i ka lutur deputetët që për çdo çështje të organizojnë debate në Kuvend.

Kurti shtoi se sulmi ishte i përgaditur dhe se nuk ka qenë spontane.

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime. Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”.