Durmishi reagon pasi u raportua se po hetohet

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 11:00
Durmishi reagon pasi u raportua se po hetohet

Pasi u raportua se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas disa medieve, Hysen Durmishi është duke u hetuar në lidhje me tenderin e tiketave.

Për këtë lajm, ka reaguar vetë Durmishi duke thënë se organet e rendit “le të hetojnë çfarë të duan” dhe pohon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

Sipas Durmishit, “automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%, ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt”.

Reagmi i tij i plotë:

Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse

Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën.

Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.

Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.


(Kosova Sot Online)