Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit
Me lirimin e avokatit Besnik Berisha janë zhgënjyer ata që, sipas tij, nonin ta njëllosnin qeverinë e udhëhequr prej tij dikur, ka deklaruar Isa Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shkroi në Facebook se gjyqësia “u tregua e drejtë” sot.
“Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit për tu organizuar bashkërisht për të kundërshtuar e kërkesat e Veteranëve të UÇK-së. Por, duhet të gëzohemi se gjyqësia, të cilën shpesh po e kritikojmë, pas debatit maratonik për këtë rast, u tregua e drejtë dhe nuk u dorëzua para kërkesave absurde të karaxhozëve që deficitet e tyre profesionale i kompensojnë me aleanca me pushtetin; të cilët e harrojnë betimin e dhënë për zbatimin e Kushtetutës por bëhen hyzmeqarë të atyre që kanë dalë nga fakulteti pa bërë fakultet”, shkroi Mustafa.
“Është inkurajues guximi i disa përfaqësueseve të mediave për shprehjen pa hezitim të mendimit të tyre për personalitetin e avokatit Berisha, dhe atë jo për të ndikuar në drejtësi por për të kërkuar drejtësi, siç është edhe ky opinion imi”, shtoi ai.
Mustafa shkroi se “Kosova meriton shtet ligjor, avokatë të fortë e të guximshëm, prokurorë e gjyqtarë që zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën e nuk veprojnë me porosi”.
“Vetëm kështu, ne si qytetarë mund të ndihemi të sigurt. Nuk na bëjnë të sigurte sondazhet e partive politike por zbatimi i Kushtetutës dhe ndërtimi i shtetit të mirëfilltë ligjor”, shkroi ish-kryetari i LDK-së.
(Kosova Sot Online)