![Rrahmani i kënaqur me rezultatin edhe pse s’e kaloi pragun zgjedhor,](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/03/200x200_Eman_Rrahmani_dhe_Visar_Korenica1727982986.jpg)
Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend lidhur me këto pakënaqësi të tyre
![Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend lidhur me këto pakënaqësi të tyre](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/10/auto_policia-e-Kosoves-600x360_11688979370.webp)
Sindikata e Policisë së Kosovës ka dorëzuar sot një peticion në Kuvendin e Kosovës lidhur me pakënaqësitë e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftim thuhet se pakënaqësitë janë lidhur me ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor dhe jetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.
Tutje, në njoftim thuhet se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave ligjore.
“Sindikata e Policisë së Kosovës, sot me datë 18.07.2023, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Peticionin e nëshkruar nga punonjësitë e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre,: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësitë e Policies së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)