
Lexoni edhe:
Sot 25 vjet nga masakra e Rahovecit
Është arrestuar një person pasi i kanosi zyrtarët korrektues të burgut, pasi ata nuk e lejuan që ta vizitojë një të burgosur, transmeton "Kosova Sot Online".
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës.
Sot 25 vjet nga masakra e RahovecitLexoni edhe:
“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut. Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online )