Lexoni edhe:
Fruti që ndihmon për të pasur dhëmbë më të bardhë
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Masakrën e Rahovecit të ndodhur 24 vite më parë, kur nga forcat serbe u vranë 150 civilë shqiptarë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kurti ka shkruar se në përpjekje ë fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre.
“Por nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, ka shkruar ai.
Fruti që ndihmon për të pasur dhëmbë më të bardhëLexoni edhe:
Kryeministri ka thënë se krimet e kryera nga autoritetet serbe në luftën e fundit do të dokumentohen në Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, po themelojmë Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, ka shkruar tutje lideri i ekzekutivit.
(Kosova Sot Online )