Ethet hemorragjike i rikthehen Kosovës, 791 raste të thumbimeve nga rriqrat në Malishevë – asnjë i infektimit

  • 19 July 2023 - 13:48
Ethet hemorragjike i rikthehen Kosovës, 791 raste të thumbimeve nga rriqrat në Malishevë – asnjë i infektimit

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe këtë vit ka vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike, si njëra nga masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, është duke u bërë dezinsektimi i zonave endemike, përkatësisht i zonave ku edhe janë regjistruar më shumë raste të thumbimit nga rriqrat.

“Deri më sot, janë regjistruar gjithsejtë 791 raste të thumbimeve nga rriqrat dhe lajmi i mirë se nuk është regjistruar asnjë i infektimit me këtë virus”, thuhet në njoftim

Shqetësuese për shtabin komunal që menaxhon situatën e EHKK, është mos realizimi i fushatës së repelimit të kafshëve, e cila konsiderohet si masa më efektive parandaluese, por një e gjë tillë nuk është duke u realizuar tani e disa vite nga ana e institucioneve përgjegjëse.

(Kosova Sot Online )