Abdixhiku: Ministrat e Albin Kurtit vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 21:44
Abdixhiku: Ministrat e Albin Kurtit vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë

Kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kuvendi është bërë arenë e polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përderisa ministrat sipas Abdixhikut, vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë.

“Nga Kuvendi po atakohen të gjithë, përfshirë deputetët, mediat, ambasadorët. Ministrat po vijnë në Kuvend për Tiktok. Për shou. Ministrat nuk po vijnë për të folur për punë. Për mungesën e barnave, për shembull. Ose për lehtësime biznesore, ta zëmë. Ata po vijnë për propagandë”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)