Shala: Hyjnesha në Fron ka ndejtë 8 muaj në Dubai
Për keqpërdorimet dhe skandalet, që, sipas tij, kanë ndodhur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka folur deputeti i PDK-së, Ferat Shala, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Ndër to, ai ka përmendur një rast ku artefaktet janë çuar në një panair në Dubai dhe janë lënë atje.
Sipas deputetit, “Hyjnesha në Fron”, që është simbol i kryeqytetit dhe i shtetit është dërguar në Dubai dhe për të është nënshkruar një dokument ku i është lënë vlera rreth 450 mijë euro, nëse humbet.
“Kemi situatën e Dubait. Është lu me artefaktet e vendit, është lu me kulturën tonë. Tetë mujë ditë, hyjnesha në fron rri në Dubai që edhe nëse humb i jepet një çmim 400-450 mijë euro, që edhe nëse humbet, e ka një çmim”, thë Shala.
“Ministrja [Rozeta Hajdari] është kthyer, ndërsa hyjnesha në fron ka mbetur nëpër depot e Dubait”, ka thënë Shala.
(Kosova Sot Online)