Detaje nga tragjedia në Lipjan: Të vdekur janë burrë e grua dhe djali i tyre

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 18:42
Detaje nga tragjedia në Lipjan: Të vdekur janë burrë e grua dhe djali i tyre

Sot janë gjetur tre persona të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit, ka konfirmuar policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Sipas burimeve bëhet fjalë për për një çift burrë e grua dhe djalin e tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo tragjedi, derisa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.


(Kosova Sot Online)