
Dërgohet në mbajtje i dyshuari pasi vodhi një veturë

Ankuesi mashkull kosovar nga Kamenica, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)